6 PERSONA HUMBIN JETËN NGA COVID-19
Janë shënuar shifra alarmante në 24 orët e fundit në vendin tonë, ku 1007 qytetarë kanë rezultuar pozitivë në testin e koronavirusit, duke shënuar rekord që nga fillimi i pandemisë.
Fatkeqësisht 6 persona kanë humbur jetën, duke e çuar në 1404 numrin e viktimave që nga fillimi i pandemisë.
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën apel qytetarëve të mos e ulin vigjilencën dhe të vijojnë të zbatojnë rregullat antiCOVID duke vendosur maskën mbrojtëse në çdo ambient jashtë shtëpisë; duke shmangur grumbullimet dhe duke ruajtur distancimin fizik; duke u kujdesur për higjenën vetjake, në mënyrë që të parandalohet përhapja e COVID-19.
Në 24 orët e fundit janë identifikuar në këto bashki: 289 raste në Tiranë, , 51 në Vlorë, 18 në Sarandë, 7 raste ne Delvinë ,, 2 raste në Konispol, 15 në Gjirokastër, 6 raste në Himarë,etj,..
Me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor, 6 qytetarë e kanë humbur betejën me COVID19 në spitalet COVID. 3 qytetare nga Tirana, 1 qytetare nga Elbasani, 1 qytetar nga Tepelana, 1 qytetar nga Fieri, të moshave 49 -92 vjeç. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllime familjarëve të të ndjerëve.///
ME SHUME LAJME
”La Repubblica”: Edhe Shqipëria si destinacion ideal turistik
Kush do të na e mbrojë shqipen nga këta “modern” barbarë?!
Shaban Zeneli e la shpirtin në këngë