Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro priti sot në një takim delegacionin e MEDEF, rrjetit ndërkombëtar të sipërmarrësve francezë. Delegacioni kryesohej nga Jean-Paul Agon, President Bordi i kompanive franko-shqiptare dhe President i komitetit drejtues të markës L’Oreal.


“Imazhi i ri i Shqipërisë Turistike dhe atraksioneve unike, ka zgjuar interesin e shumë investitorëve francezë për të zgjeruar bizneset e tyre drejt vendit tonë, me vitin 2023 që shënon rekordin e vizitorëve francezë me 57% më shumë krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2022”, tha Kumbaro.

Shqipëria po shënon këtë vit sezonin më të mirë turistik sa i takon fluksit të lartë të vizitorëve të huaj që kanë ardhur në vendin tonë. Sipas INSTAT, hyrjet e shtetasve të huaj për 8 muajt e parë të këtij viti arritën në gati 7.2 milionë persona (7,190,410), me një rritje prej 26.9 % në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë.///

ME SHUME LAJME
Zbardhet dinamika e vrasjes në Sarandë, shpallet në kërkim autori dhe pesë të tjerë
Kulturë. Përkthyesi Vangjel Zafirati boton në Greqi antologjinë me poezi bashkohore shqipe “VARGJET QË VRANË POETIN”
Një karrocë fëmijësh për kryeministrat