Deputetja e Partisë Demokratike, Flutura Açka duke i cilësuar të trishtueshme rezultatet e deritanishme të zgjedhjeve të 14 majit tha sot se fajtorët duhet të ikin në shtëpi.
Në një reagim në rrjetet sociale, Açka theksoi se “e trishtueshme për ne: humbësit dhe babadumsat. Tani fajtorët të ikin në shtëpi, jo të kërkojnë alibi. Jo Shqipërinë nuk e fituam, por Himarën e “helenizuam” dhe Tropojën të kërcejë tallava e detyruam”.
“Pjesë e humbjes sonë janë edhe showman-ët dhe show-woman-et e mbrëmjeve tona politike, që i ngopën të djathtët me rrenën e madhe të rilindjes blu nëpër ekranet bujare me para e pabesi të dhuruara nga banda mavi. Keni moral të flisni ende ju për demokraci”, tha Açka.///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI