Në seancën e fundit Gjykata e Posaçme, ka refuzuar kërkesën për lirim të gjyqtares së Krujës, Enkeleda Hoxha.
Kjo e fundit kërkoi zëvendësim të masës “arrest në burg” me një masë më të butë, duke e argumentuar me nevojat e veçanta të djalit të saj, si dhe faktin se vajza e mitur është shkëputur nga shkolla.
Tre ditë më parë, nëpërmjet një kërkese, ish- gjyqtarja e arrestuar për korrupsion, shprehej se fëmijët e saj ndodhen në një gjendje jo të mirë dhe se për këtë, ndaj saj duhet të zbutet masa e sigurisë.
“Gjendja shëndetësore e djalit tim është rënduar. Ai ka nevojë për kujdesin tim. Vajza e mitur ka braktisur shkollën që pas arrestimit tim”, thuhej në kërkesën e saj.
Gjykatësja u arrestua pas një hetimi disa mujor ndaj saj, ku dyshohet se kishte bërë të mundur lirimin e disa të dënuarve, kryesisht në burgun e Fushë-Krujës.
Ajo kishte ngritur një skemë veprimi për korrupsion dhe pastrim parash, së bashku me avokatin Aldo Tabaku dhe me sekretaren e Gjykatës së Krujës, të cilët u vunë në pranga.
Ndërkohë, Këshilli i Lartë Gjyqësor, do të shqyrtojë në 11 mars kërkesën e ILD për sharkimin e ish-gjyqtares Hoxha, pasi emri i saj lidhet me lirimin e shumë të dënuarve me burg përjetë, mes tyre edhe Endrit Dokle, Genc Tafili, apo Hekuran Billa, i vrarë pak muaj më parë në Tiranë.///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI