Sipas MeteoAlb pjesa e parë e ditës do të diktojë mot të kthjellët në të gjithë vendin tonë.
Parashikohet që edhe pasditja dhe nata të vijojnë në të njëjtat kushte për pjesën më të madhe të vendit, ndërsa kalime vranësirash do ketë në Veri-Verilindje dhe Juglindje të vendit.
Temperaturat e ajrit rriten sërish në vlerat minimale dhe maksimale duke luhatur vlerat ditore nga -1°C mëngjesi deri në 17°C mesdita.
Era do fryjë e lehtë me shpejtësi 35 km/h nga drejtimi veriperëndimor duke krijuar në det dallgëzim 3 ballë.///
ME SHUME LAJME
Sot 5 maji, Dita e Dëshmorëve
“Chase Travel”: Riviera Shqiptare, destinacioni më “hot” i verës 2026
Lumi Vjosa, rritet interesi për rafting gjatë sezonit pranveror