Numri i aksidenteve në periudhën janar-tetor të këtij viti shënoi rritje, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2020.
Sipas raportit të publikuar nga INSTAT, gjatë periudhës janar-tetor të këtij viti numërohen 1151 aksidente rrugore nga 1011 aksidente të ndodhura në të njëjtën periudhë të vitit 2020.
Referuar të dhënave, në 10-mujorin e parë të vitit 2021, numri i të aksidentuarve është 1570 persona, nga 1312 persona në 10-mujorin e parë të vitit 2020. Ndërsa numri i të vdekurve nga aksidentet rrugore është 165 persona, nga 153 persona të vdekur në të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Në këtë periudhë, 973 aksidente u shkaktuan për shkak të sjelljes së drejtuesit të mjetit, ndërsa 178 aksidente rrugore kanë ndodhur si pasojë e sjelljes së këmbësorit.

ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI