I dashur Kolonel,
Nisur nga dimensioni i njeriut me nerv publik të ndjeshëm dhe informacion të bollshëm që ke, si i lidhur ngushtësisht me komuinitetin e Sarandës; po edhe si i specializuar enkas në SHBA për sigurinë, dua të të pyes mos di ndonjë gjë konkrete për sa më poshtë:


- Ka kohë që investimi publik në zemër të Sarandës, ka përfunduar dhe pasi nuk pashë gjëkundi ndonjë info nga Bashkia; dini që ju, si Kolonel në pension se PËRSE shatërvani model allasoj i Parkut “Miqësia”nuk ka lëshuar as edhe një currilë ujë deri më sot?


2. Ka ndonjë lidhje ky shatërvan i allasojshëm me shatërvanin që ishte dikur në këtë Park, atë që bekoi ish kreu i qeverisë, i ndjeri Fatos Nano dhe u konceptua nga ark.i njohur Artan Shkreli?



3. Shatërvani i parë që funksionoi i disa vjet ishte teknologji kineze dhe shqipot ia kishin marrë dorën; pensionistët uleshin në stolat përreth ujit e freskisë dhe femijët luanin përreth tij në një mjedis të freskët nga uji që harkohej sipas minirrjetit hidrik që ishte programuar nga prodhuesit.
- Thonë se kjo teknologji “e re”, ajo e “vuvit”-pa zhurmë dhe pa ujë , vërtet nuk ka ujë, por bash kështu e ka edhe kryeqyteti ynë i dashur, Tirana . Por këtu tek ne shtarëvani ka një veçori plus: Është imagjinar. Dmth: Qytetari ose turisti, ulet në në stolin para pllakës së mermertë….të gri dhe imagjinon sikur atje del ujë në formë shatërvani ose shelgu lotues…..Domethënë me inteligjencë artificiale…….
- Po për shatërvanin e vogël ikonik në lulishten “Hasan Tahsini”mos dini ndonjë gjë përse nuk ka ujë?
- Ne shpresuam se pas ndërhyrjeve vullnetare me bojëra të skulptorit të pasionuar të qytetit Ilir Dalanaj, me t’u tharë boja do rridhte uji…si njëherë e një kohë kur u krijua, por edhe ky shatërvan qëndon i tharër deri në rëzë. Mos ka të bëjë edhe kjo, me çështje të sigurisë publike në sezonoin turistik, Zoti Kolonel?

Ja për këto vogëlsira turistike dhe jo vetëm, duan në na hedhësh pakëz dritë, i nderuar Kolonel! ///
ME SHUME LAJME
Sarandë. Zgjerohet sipërfaqja e plazhit publik
Ksmail. 47-vjeçari në Ksamil ndërtoi paleje, referohet në Prokurori
Sarandë. Përplasi kalimtarin me makinë, referohet në Prokurori