Zgjerohet me qindra metra sipërfaqja e plazhit publik “Centrali” në Sarandë.
Punimet nisën rreth dy muaj me parë nga ana e vet bashkisë, duke synuar sistemimin, mbushjen dhe pasurimin me rërë të plazhit tradicional “Centrai”, një plazh ikonik për shumë breza banorësh në qytetin bregdetar.

Burime nga Ndërmarrja e Shërbimeve Publike të bashkisë bënë me dije se sistemimi i parapriu sezonit veror dhe kërkesave perherë në rritje për shfrytëzimin e plazhit publik në qytet.

Mësohet se instalimi i disa tabelave sinjalistike ku cilësohet jo vetëm emri i plazhit dhe specifika e tij: “Plazh Publik” po edhe disa informacione bazike për sigurinë, shërbimet e urgjencës shëndetësore, etj,./sarandanews.al///
ME SHUME LAJME
Mbahet protesta e 79-të në Tiranë me të njëjtat kërkesa
Ksamil. Gjetur pa shenja jete 20-vjeçari francez.U godit me thike nga një 29-vjeçar nga Hasi
Pse turizmi ynë u rrit bindshëm në korrik 2026?