Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, konfirmoi se samiti i ardhshëm i Aleancës do të zhvillohet në Shqipëri, duke theksuar se ky vendim është marrë gjatë Samitit të NATO-s në Hagë.
Duke folur për mediat, Rutte sqaroi se pas takimit aktual në Ankara, samiti i radhës do të organizohet në Shqipëri, ndërsa data e saktë e zhvillimit të tij mbetet ende për t’u përcaktuar.
“Samiti i ardhshëm do të jetë në Shqipëri. Ky ishte vendimi i marrë në Hagë. Tani jemi në Ankara dhe samiti i radhës do të zhvillohet në Shqipëri. Natyrisht, ende duhet të vendosim për datën e saktë”, deklaroi Rutte.
Organizimi i samitit në Shqipëri do ta vendosë vendin në qendër të vëmendjes së Aleancës, duke mbledhur krerët e shteteve dhe qeverive të vendeve anëtare të NATO-s për të diskutuar çështjet kryesore të sigurisë dhe mbrojtjes.///
ME SHUME LAJME
Memorie. Aristidh Kola, studiuesi që ia kushtoi jetën studimeve mbi arvanitasit
Pastruan para përmes blerjes së tokave në Dhërmi, SPAK çon për gjykim 4 persona.
Bunkerët që shënuan historinë e Shqipërisë.“Science Post”: Nga simbol i izolimit në atraksion turistik