Saranda, Gjirokastra, Finiqi, Dropulli dhe Tepelena, në kuadër edhe të “Memorandumit për Turizmin e Integruar”, ishin bashkë për të promovuar turizmin e rajonit jugor, në Panairin Ndërkombëtar të Turizmit “PHILOXENIA 2022” në Selanik. Takime të vazhdueshme me grupe interesi, larmi produktesh dhe destinacionesh turistike, shpalosje e vlerave dhe kulturës, ishin kryefjala e këtyre ditëve, në stendën e “Visit Saranda”dhe “Visit Gjirokastra”.
Biznese turizmi nga këto zona, janë bashkuar për të fuqizuar imazhin e Jugut të Shqipërisë, si një destinacion gjithëvjetor e me potenciale të jashtëzakonshme.




ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI