Bashkia Sarandë u përfaqësua me pavionin promocional turistik në Edicionin e 5-të të Panairit Ndërkombëtar të Turizmit “EXPOTURIZËM 2023”, të mbajtur në Tiranë nga 6-8 prill. ExpoCity, i mbështetur nga Ministria e Turizmit, ishte organizator i Panairit të Tiranës.
Stenda me logon e Bashkisë Sarandë, me slloganin identifikues “Eja në Sarandë!”, ishte branduar me destinacione turistike, me materiale promovuese të brandit të ri të Sarandës, si dhe me materiale nga biznese të suksesshme turistike. Në Panairin e këtij formati Saranda shkonte pas eksperiencës së një viti më parë.
Saranda u shfaq si një prej markave të turizmit shqiptar. Një prezantim i tillë tërhoqi vëmendjen e operatorëve që kushin ardhur nga vende e destinacione të mëdha të turizmit, si: Turqia, Greqia, Italia, Mali i Zi,Kosova, Maqedonia e Veriut, Serbia dhe Bullgaria e Armenia.
Ndërkohë, Panairi mundësoi edhe për Bashkinë e Sarandës, disa takime e bashkëpunime me aktorë të rëndësishëm të turizmit, brenda dhe jashtë vendit.///
ME SHUME LAJME
Arta Dade. Ish-bashkëpunëtorja i çon mesazh të koduar Edi Ramës: Përvishju gjermanishtes, do të të duhet më shumë se shqipja e protestës!
Tragjike në Gjirokastër, mbytet një 62-vjeçar në liqenin e Viroit
Rama: Aeroporti i Vlorës do të hapet me patjetër