Nga Pirro NAÇI
Me titullin “Shqipëria një destinacion joshës turistik”, gazeta prestigjoze greke “Kathimerini” (E Përditëshmja) i ka kushtuar ditën e sotme një artikull analitik interesit në rritje të të huajve për Shqipërinë turistike. Në këtë artikull flitet në veçanti edhe për Sarandën. Një faleminderit për Kathimerinin…
Turizmi i bashkon popujt dhe krijon prespektiva të forta zhvillimi mbi të cilat duhet punuar . Numri i turistëve nga Greqia në Shqipëri nga viti në vit vjen duke u rritur. Ka mundësi që këto shifra të dyfishohen. I kemi tek pragu i derës, duhet përqëndruar puna në këtë hapësirë. Praktikat e deritanishme nuk kanë qënë frytëdhënëse.
Mendoj se ka ardhur koha ndërmjet dy vendeve tona,nëpërmjet Ministrive të Turizmit , për dobinë e përbashkët, të punohet duke ndihmuar njëri tjetrin, jashtë çdo spontaniteti apo mendësie që i takon të kaluarës. Këtë mund ta bëjnë edhe përfaqësuesit e pushtetit lokal. Bashkëpunimin dhe zhvillimin, duhet ta shikojmë si një zinxhir ku turizmi të jetë një hallkë e barabartë me zhvillimin ekonimik, e barabartë me zhvillimin kulturor e kështu me radhë…
Vitet e kaluara në bazë të të dhënave, shqiptarët kanë përfituar nga turizmi po aq sa kanë shpenzuar për për të bërë turizëm jashtë vendit dhe pjesa më e madhe shkon drejt Greqisë…Krijimi i një ‘’ekuilibri’’ të ‘’logjikshëm’’ duhet të jetë objekt i Ministrisë së Turizmit , por edhe i operaturit turistik…Forma dhe mënyra ka sa të duash, vetëm kërkohet pak ‘’oreks’’ për punë…Deri më tani në faqet e internetit të Ministrisë së Turizmit dhe të Agjecisë Kombëtare të Turizmit asnjë fjalë, asnjë reagim për artikullin në fjalë…/sarandanews.a///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI