Prej 18 prillit Saranda nisi eventin “Java e Riciklimit”. Nga dita e sotme deri më 22 prill, do të ketë zinxhir veprimtarish treguese, promovuese dhe nxitëse për përfshirje në lëvizjen gati njëvjeçare për Riciklim.
Megjithë motin e pafavorshëm, sot në qytet dhe në qendra biznesesh janë shpërndarë qindra fletëpalosje dhe materiale me qëllim që të ngremë opinionin, të ndërgjegjësojmë, apelojmë dhe tregojmë se si veprohet për të ndarë mbetjet urbane në burim.

Në ditët vijuese të kësaj jave fokusi do të jenë shkollat e Bashkisë Sarandë. Në partneritet me ZVA dhe drejtoritë e shkollave, do të organizohen “orët e gjelbra”, gjatë të cilave do të nxitet fantazia dhe iniciativa e shkollarëve, për të realizuar objekte dhe punë artistike me lëndë të parë materiale të riciklueshme.

Në vijim, më 21 e 22 prill, për të shtuar sa më shumë elemente kreativë në punimet e tyre, nxënësit realizues do të asistohen edhe nga një profesor i arteve të bukura. Eventet në kuadër të “Javës së Riciklimit”, kulmojnë më 22 prill, me aktivitetin dedikuar Ditës së Tokës.
Ky aktivitet do të përcillet edhe nga zonja Mirela Kumbaro Furrxhi, Ministre e Turizmit dhe Mjedisit. Bashkohu edhe ti, në “Javën e Riciklimit” në Sarandë. Përgjatë javës 18-22 prill, bizneset do të nxiten të ndajnë mbetjet e riciklueshme qysh në burim, ndërsa qytetarët për të përdorur koshat e dedikuar, të vendosur përgjatë shetitores.///
ME SHUME LAJME
Sarandë. “Princess” cruises e kompanisë më të madhe Holland-Amerikan, paraprin 14 krociera të tjera gjatë vitit
Sarandë. Mbërrin krocera e parë me turistë për vitin 2026-n.
Sociale. Shqipëria po zbrazet. Bie me 35% numri i lindjeve brenda një dekade