Tregu i produkteve bujqësore në Sarandë do të përfshihet këtë vit në invesitimin e FSHZH.
Burime bashkiake bënë të ditur për SARANDANEËS.AL se tregu bujqësor i Sarandës do të jetë pjesë e ndërhyrjes për rikualifikimin urban të zonës që nis nga Stadiumi i lojërave me dorë “A.Dajko” deri pranë ish maternitetit të vjetër.
Sipas kreut të Bashkisë Adrian Gurma, tashmë është miratuar plani për ndërhyrjen rikualifikuese të kësaj zone me fokus Tregun e fruta-perimeve.
Bashkia përfundoi pak kohë më parë rehabilitimni e hapësirës publike të trotuarit përballë Tregut të fruta-perimeve në Sarandë, duke i dhënë fund kështu, pranisë në qytet, të një zone të ndotur që prezantonte te qytetarët dhe çdo vizitor vendas apo i huaj, imazhin e pamerituar të Sarandës si një destinacion turistik gjithëvjetor./Ana Mile-SARANDANEWS.AL///
ME SHUME LAJME
𝐑𝐫𝐮𝐠𝐚 𝐉𝐚𝐧𝐢𝐧ë–𝐊𝐚𝐤𝐚𝐯𝐢𝐣ë, vijojnë punimet në disa fronte.
Akte dhune gjatë protestës, gjashtë të arrestuar në Tiranë
Shqipëria synon 15.5 milionë turistë në vitin 2027, rritet kontributi i turizmit në ekonomi