Sipas raportimeve nga policia, Leonard Poçi është plagosur me thikë në zonën e qafës, ndërsa po merr ndihmë mjekësore në Urgjencën e Spitalit të Sarandës.
36-vjeçari dyshohet se është plagosur gjatë një konflikti për motive të dobëta, me shtetasin me iniciale Dh. T., rreth 32 vjeç.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë arrestuan në flagrancë shtetasin Dh. T., 30 vjeç, banues në Sarandë, pasi mbrëmjen e djeshme, në lagjen nr. 1, gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka goditur me mjet prerës dhe mjete të forta shtetasin Leonard Poçi, 37 vjeç, banues në Ksamil.
Shtetasi L. P, është transportuar në spitalin e Tramuës, Tiranë, për ndihmë mjekësore të specializuar.
Po nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë u referuan materiale në Prokurori dhe nisi procedimi penal në gjëndje të lirë për shtetasin E. M., 27 vjeç, banues në Sarandë, pasi gjatë një konflikti të çastit për motive të dobëta ka kanosur me fjalë shtatasin R. M., 43 vjeç, banues në Sarandë.
Materialet iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.///
ME SHUME LAJME
Media italiane “TgYou24”: Mes plazheve dhe trashëgimisë kulturore, Shqipëria në krye të tendencave turistike
Himara mes destinacioneve më të kërkuara nga britanikët për verën e 2026-ës
48-vjeçari shqiptar arratiset nga burgu Koridhalos në Athinë