Specialistët e Seksionit të Trafikut Urban dhe Interurban Sarandë arrestuan shtetasit:
• M. A., 18 vjeç, banues në Delvinë, pasi në rrugën “Nafiz Hadëri”, Delvinë, duke drejtuar automjetin pa leje drejtimi, ka aksidentuar këmbësoren shtetasen L. B., 48 vjeçe, e cila aktualisht ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën;
• A. Xh., 18 vjeç, banues në Sarandë, pasi në aksin rrugor Krane-Qafbotë, duke drejtuar automjetin, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe ka dalë nga rruga. Si pasojë e aksidentit janë dëmtuar vetë drejtuesi dhe 2 pasagjerë të mitur që udhëtonin me të. Nga verifikimet rezultoi se shtetasi A. Xh., drejtonte automjetin pa leje drejtimi.
Materialet i referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme./sarandaNews.al///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI