Agjencia e Mbikëqyrjes Policore reagoi sot në lidhje me publikimin në rrjetet sociale të një videoje, në të cilën pretendohet se janë të përfshirë disa punonjës të Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore në qytetin e Sarandës.
AMP njoftoi se në datë 11.06.2026, punonjësit e AMP-së ndodheshin në qytetin e Sarandës, së bashku me punonjës të Policisë së Shtetit, në kuadër të zbatimit të urdhrit të prokurorit, të nxjerrë mbi bazën e vendimit të gjykatës, për kontrollin e banesës së punonjësit të policisë Ajdin Islamaj.
Sipas AMP-së, shtetasi në fjalë është person nën hetim, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, ndaj të cilit është caktuar masë sigurimi. Gjatë veprimeve për ekzekutimin e urdhrit të kontrollit, punonjësi i policisë fillimisht ka kundërshtuar dhe ka refuzuar të hapë derën e banesës për ushtrimin e kontrollit.
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore bëri me dije se ka marrë masën e pezullimit të përkohshëm të punonjësve të pretenduar si të përfshirë në video dhe ka nisur procedimin disiplinor për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit.
Njëkohësisht, po kryhen veprimet e para procedurale dhe materialet përkatëse do t’i referohen Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë, për vlerësim dhe ndjekje të mëtejshme sipas kompetencës.(Marseda QEFALIA)///
ME SHUME LAJME
Rama: 1.5 miliardë euro për programin “Rilindja Urbane 2.0”, njerëzit duan më shumë cilësi
Kulturë. Jorgo Çati: Poeti më i pazakontë në botë.
“Daily Express”: Shqipëria konfirmon suksesin turistik, renditet e para mes destinacioneve më të lira në Evropë