Kryebashkiaku i Sarandes Adrian Gurma ka pritur nje dite me pare Ambasadorin e Austrisë në Tiranë, Christian Steiner.

“Me Ambasadorin e Austrisë në Tiranë z.Christian Steiner, në një bisedë të ngrohtë, diskutuam mbi forcimin e mardhënieve, jo vetëm në fushën ekonomike dhe arsimore, ku prezenca austriake është evidente në rajonin tonë, por edhe në turizëm art e kulturë, duke hapur mundësi të reja për ridimensionimin e mardhënies së veçantë, që Saranda ka me Austrinë”.-shkruan Gurma per kete pritje me diplomatin e larte austriak.
Gurma dhe Ambasadori kane shkembyer me kete rast edhe dhuratat simbolike te kortezise dhe protokollit.


Saranda ne historinë e marredhenieve me Austrine, shenon binjakezimin me qytetin austriak te Weizit ne vitin 2008. Gjate atij vitit pati edhe vizita te ndersjellta ne te dy qyetet te delegacioneve te bashkiake perfshi keshilltare të keshillave bashkiake ne Sarandës dhe Weizit austriak./sarandanews.al///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI