Nga B. GERXHUNI
Pas 92 vitesh Bashkia e Sarandes ka ribotuar librin “LYRA” (Vol.1) të Neço Mukos, (Neçol H.Marriotit) si nje perpjekje per te promovuar vlerat kulturore identitare te qyteti bregdetar nder vite.
Ribotimi i librin “LYRA” (Vol.1) pas botimit te librit origjinal nga autori ne vitin 1930 ne Tirane, vjen i shoqerur me nje parathenie (studim) hyrese nga studjuesi Msc.Niko Kotherja i cili e ka pergatitur kete botim anastasik, te shoqëruar edhe me nje CD qe permban regjistrime historike te Grupit artistik te N. Mukos, kryer ne vitet 1929 dhe 1930.
Libri qe ne ballinë te tij mban pervec riprodhimit të kopertines origjinale te vitit 1930 edhe, logon e Bashkisie Sarandë, shoqerohet me shenimin: “Prezantuar nga institucioni i Bashkise Sarande nen kujdesin e veçante te kryetarit, Adrian Gurma”.
Në historine 101 vjeçare te jetes se bashkise Sarande, ribotimi i librit “LYRA” (Vol.1) të Neço Mukos, (Neçol H.Marriotit) eshte nisma e pare e ketij lloji ne kerkim te pasurimit dhe promovimit te dimensonit te edentiteteve te munguara kulturore e intelektuale të ketij qyteti pertej ngjyrimeve politike./sarandanews.al///
ME SHUME LAJME
𝐑𝐫𝐮𝐠𝐚 𝐉𝐚𝐧𝐢𝐧ë–𝐊𝐚𝐤𝐚𝐯𝐢𝐣ë, vijojnë punimet në disa fronte.
Akte dhune gjatë protestës, gjashtë të arrestuar në Tiranë
Shqipëria synon 15.5 milionë turistë në vitin 2027, rritet kontributi i turizmit në ekonomi