Dega e PD-s ketu ne Sarande , perkujton sot 31-vjetorin e krijimit. Kryetari i kesaj Dege ing.Vesel Koçiu e konfirmoi ditën e sotme si nje dite te perkujtimit dhe te festes per te gjithe demokratet e Sarandes.
Në një njoftim publik nje dite me parë PD e Sarandës njofton:”Te nderuar anetar, mbeshtetes, simpantizant, Partia Demokratike Sarande neser 12 janar, ora 10:30 ne Bar Tatzati kujton 31 vjetorin e themelimit te kesaj dege.Ftohen te marrin pjese secili kontributor nder vite, cdo anetar, funksionar e ish funksionar, drejtues dhe ish drejtues i deges tone, mbeshtetes, simpatizant e votues i ketyre viteve i PARTISE DEMOKRATIKE!
Disa prej nismetareve te themelimit te PD ne Sarande, jetojne. Te tjere jane ndare nga kjo jete. Por memoria e qytetit duhet te fokusoje faktin se edhe ne Sarande 31 vite me pare pati njerez te guximshem nga shtresa te ndryshme te shoqerise te cilet guxuan kunder diktatures dhe terrorit te sistemit totalitarist te kohes.
Sipas burimeve te SARANDANEWS.AAL, tubimi i pare popullor i thirrur prej demokrateve te Sarandes ne bashkepunim me nje grup nismetar te PDSH te kryesuara nga ish kryeministri Aleksander Meksi, i mbajtur ne sheshin e qytetit para ish komitetit e vjeter te PPSH , perfundoi me incidente dhe dhune. Trushpelarja komuniste frymezoi goditjen dhe dhunen ndaj disa nismetareve sarandiote si Ilirian Cukari etj,./SARANDANEWS.AL///
ME SHUME LAJME
𝐑𝐫𝐮𝐠𝐚 𝐉𝐚𝐧𝐢𝐧ë–𝐊𝐚𝐤𝐚𝐯𝐢𝐣ë, vijojnë punimet në disa fronte.
Akte dhune gjatë protestës, gjashtë të arrestuar në Tiranë
Shqipëria synon 15.5 milionë turistë në vitin 2027, rritet kontributi i turizmit në ekonomi