Një dëgjesë publike për disa kundravajtje administrative dhe sanksionet ndaj tyre në territorin e Bashkisë, Sarandë, u organizua sot nga stafi drejtues i kësaj bashkie.

Në këtë dëgjesë e para e këtij lloji per një projekt vendim të posaçëm me fokus “Për përcaktimin e disa kundravajtjeve administrative dhe disa kundravajtje administrative dhe sanksionin që vendoset në territorin e Bashkisë Sarandë ” merrnin pjesë përfaqësues të shoqërisë civile, banorë të interesuar, punonjës të administratës së bashkisë, njerëz të medias, etj,.

Ishin të pranishëm edhe zëvendëskryetarët e Bashkisë Irena Marjani e Florian Sali si dhe sekretarja e pergjithshme e Bashkisë znj Zhupa si dhe shefja e Kabinetit, Eliana Shkurti.
P/Vendimi ishte pergatirur nga drejtoria juridike e Bashkisë dhe u paraqit nga drejtuesja e kësaj drejtorie Garufo Koka.
Në panelin e kësaj dëgjese ishte i pranishëm dhe bëri spjegime përjatëse me raste konkrete nga zbatimi i sanksione në terren, edhe drejtori i Policisë Bashkiake Aleksandër Lile.

Zëvendëskryetarja e Bashkisë Irena Marjani ishte relatore e P/Vendimit të mësipërm duke theksuar nevojen e kohes per zbatimin e këtij vendimi në territorin e Bashkisë, pas miratimti në këshillin bashkiak .

Nga ana e saj drejtorja e zyrës Juridike Garufo Koka u ndal më hollësisht në disa momente të hartimit të ketij P/Vendimi si qllimi i tij, parimet bazë, kundravajtjet administrative në fushën e hapësirave publike, në fushën e sigurisë, të qetësisë publike dhe normve tl bashkëjetesës, në fushlne mjedisit dhe nromave të moralit publik, në fushone zbatimit te normave detyruese të sjelljes së kafshlve dhe shpendlve, , etj., si dhe ne masat administrative respektive.

Folës të ndryshëm në këtë dëgjesë publike vlerësuan punën për hartimin e këtij P/Vendimi të ardhur në kohën e duhur dhe shprehën bindjen për rezulatet e pritshme gjatë punës për zbatimijn e tij në praktikë, për efektshmërinë e punës të policisë Bashkiake dhe të krejt Bashkisë në përgjithësi.
P/Vendimi i mësipërm përfshin 32 nene në 5 kapituj . //sarandaNews.al///
ME SHUME LAJME
Sarandë. “Princess” cruises e kompanisë më të madhe Holland-Amerikan, paraprin 14 krociera të tjera gjatë vitit
Sarandë. Mbërrin krocera e parë me turistë për vitin 2026-n.
Sociale. Shqipëria po zbrazet. Bie me 35% numri i lindjeve brenda një dekade