Një grindje që nisi me fjalë dhe mandej ka precipituar në rrahje deri në lënie shenjash ka ndodhur paraditen e sotme në kopshtin shtetëror nr.3 në qytetin e Sarandës.
Sanitarja e kopshtit Etleva Meta nuk e ka mirëpritur kërkesën e llogarisë nga drejtoresha e kopshtit Valbona Mehmeti, për mosrespektimin e orarit në punë dhe bërjen e punës si sanitare e kopshtit.
Fillimisht është grindur me fjalë duke precipituar në rrahje nga ana e sanitares kundrejt drejtoreshës.U njoftua Policia e cila shkoi në vend dhe pas hetimit të kryer ka bërë ndalimin e sanitares Etleva Meta me akuzën “Goditje për shkak të detyrës”.(Limos Didani-Shqiptarja.com///
ME SHUME LAJME
𝐑𝐫𝐮𝐠𝐚 𝐉𝐚𝐧𝐢𝐧ë–𝐊𝐚𝐤𝐚𝐯𝐢𝐣ë, vijojnë punimet në disa fronte.
Akte dhune gjatë protestës, gjashtë të arrestuar në Tiranë
Shqipëria synon 15.5 milionë turistë në vitin 2027, rritet kontributi i turizmit në ekonomi