–Sot, emigracioni ka prekur disi më shumë të rinjtë që diplomohen në fushën e mjekësisë. Dhjetra profesionistë punojnë dhe jetojnë në emigrim. Por ka raste edhe nga ata që nuk e lanë Shqiperinë por vendosën që kontribojnë këtu dhe të ndihmojnë vendin e tyre.

Leonard Brahimaj punon infermier në Sarandë prej më shumë se 15 vitesh . “Dua të uroj gjithë infermierët në këtë ditë të vecantë”-tha ai nje dite me pare ne Diten Nderkobmetare te Infermiereve.- .Ky vit që kaloi ishte një vit i veshtirë për shkak të pandemisë , gjithsesi ne ja dolëm. Edhe unë doja të ikja në fillim por vendosa të qëndroj këtu. Dua të jap kontributin tim në vendin tim. Me kalimin e kohës, gjërat do rregullohen edhe arsya ekonomike që ëhtë dhe ajo kryesore, do të zgjidhet gradualisht. Infermierëve të rinj ju them të rrinë këtu sepse ky vend ka nevojë për kontributin e tyre. “

Infemerierët në jug të Shqipërisë qe i kane shpetuar tundimit të emigracionit shume njerezve u duket se jane “kunder rymes”.Por ata mendojne ndryshe.

.Sipas tyre humanizmi dhe kontributi per njerëzit këtu është më i vyer krahasuar me emigrimin.
Infermierja Silva Beqo pohon :” Në fakt e kam menduar të iki por nuk kam ikur. Sepse profesioni jonë është humanitar mbi të gjitha. Ne shërbejmë jo vetëm gjatë orarit të punës por edhe jashtë domethënë i shërbejmë komunitetit tonë në cfarëdo lloj rasti në cfarëdo lloj ore./
Infermieret qe sot jane “kunder rymes”ne fakt nuk jane shume por motivi i tyre per te qendruara ne vendine tyre ne Shqiperi eshte domethenes.//SARANDANEWS.AL///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI