SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

SARANDE- Dy kalifornianë po hedhin themelet e një strukture agroturistike. Mbështetje nga AZHBR

Kyle dhe Shawn janë dy kalifornianë të cilët kanë vendosur të ndërtojnë në Sarandë një strukturë agroturisike të mundësuar nga bashkëpunimi me AZHBR nëpërmjet programit IPARD.

“Me Kyle dhe Shawn, dy Kalifornianë që kanë rënë në dashuri me Finiqin dhe Sarandën ku dhe kanë vendosur të ndërtojnë një botë të re e t’i japin një entuziazëm ndryshe zonës rurale”, shprehet drejtoresha e Përgjithshme e AZHBR, Frida Krifca.

“Ata po hedhin themelet e një tjetër strukturë agroturistike të mundësuar nga bashkëpunimi me AZHBR nëpërmjet programit IPARD. ‘Botë Farm’ do të shërbejë me një koncept komunitar ku vizitorët e kultivojnë fermën dhe marrin pjesë në proceset e punës. Bujtina do të ketë shtëpiza akomoduese prej druri tradicionale dhe shërbime të turizmit rural”, ka theksuar Krifca.

“Të tilla projekte diversifikimi ferme sjellin të tjera mundësi punësimi, shërbimi e mirëqenie në Sarandën rurale”, tha ajo.///

error: