Dy parkingje publike do të ndërtohen në qytet, duke synuar sadopak zbutjen e problematikës së ,prehtë të parkimit të automjeteve.
Burime zyrtare bashkiake bënë të ditur per SARANDANEWS.AL se tashmë kanë hyrë në rrugën e miratimit të burimeve të financimit për këto dy vepra infrastrukturore kaq të nevojshme për qytetin.
Sipas kryebashkiakut Oltion Çaçi, njeri parking do të ndërtohet pranë kryqëzimit te rrethrrotullimi i spitalit ndërsa tjetri, në afërsi të gjimnazit “Hasan Tahsini”.
I pyetur për mundësinë e fillimit të punimeve për këto investime publike, Çaçi pohoi se koha pas sezonit turistik veror dhe muajt e dimrit, është më e përshtatshmja për këtë qëllim.
Pas nevojës kritike për nje ujësjellës të ri për Sarandën, problematika e parkimit te automjeteve në qytet, është evidentuar si nevojë publike që kërkon zgjidhje një orë e më parë. /SARANDANEWS.AL///
ME SHUME LAJME
𝐑𝐫𝐮𝐠𝐚 𝐉𝐚𝐧𝐢𝐧ë–𝐊𝐚𝐤𝐚𝐯𝐢𝐣ë, vijojnë punimet në disa fronte.
Akte dhune gjatë protestës, gjashtë të arrestuar në Tiranë
Shqipëria synon 15.5 milionë turistë në vitin 2027, rritet kontributi i turizmit në ekonomi