Dy rrugë nacionale në territorin e bashkisë i kaluan së fundi edhe në administrim Bashkisë Sarandë. Mësohet se këto akse rrugore janë segmenti nga Ura e Gajdarit deri ne Gjashte dhe nga Hotel “Butrinti” deri ne kanalin e Cukës.
Me kalimin nga fondi i ARRSH në administrim të Bashkisë, t;i jepet fund një absurdi duke u përmirësuar dukshëm sinjalistika rrugore vertikale dhe horizontale në këto akse të rëndësishme të qytetit turistik .
Njëkohësisht do të marrë fund edhe “loja e kungulleshës”: “E ka Bashkia”, “E ka ARRSH”, e cila ka vijuar për gati 30 vjet./SARANDANEWS.AL///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI