SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

Sarandë -E ndarë në dy pjesë, Dega e PD-s përkujtoi sot 31-vjetorin e krijimit.-Koçia: ‘Duam një parti të fortë dhe jo një lider të fortë!’

Ashtu sikurse pritej, e ndarë në dy pjesë, Dega e PD-s në Sarandë ka  përkujtuar sot 31-vjetorin e krijimit.

Një palë, e përkujtoi këtë event historik e politik jashtë selisë së PD lokale, në hotel “Tatzati”, ndërsa pala tjetër, ajo e linjës së Sali Berishës, në mjedisin e jashtëm të selisë zyrtare të PD këtu në Sarandë,


Në takimin përkujtimor festiv të organizuar në Hotel “Tatzati” nga struktura  e degës të linjës zyrtare të kreut të PD-s Lulzim Basha; kryetari i kesaj Dege në detyrë, Vesel Koçia, vuri ne dukje se”Sot është një  ditë kujtimi, respekti, vlerësimi e nderimi për themeluesit e PD në momentet e para të demokracisë.”

“Sot kujtojmë me nderim themeluesit e parë dhe nismëtarët e kësaj dege si pjese e memories publike te PD: Kujtim Lloja, Lutfi Bajrami, etj po vazhdues si Dhimitraq Lapa ,Pasjonare Nika, Ylli Pirro, Bejdo Cela, Hariz Mema, etj,.në vazhdim.

Koçia ka përmendur në shenjë homazhi ish kryetarin e kësaj Dege Hariz Mëma.”” Ne sot kutojme me respekt të veçantë kryetarin Hariz Mema i cili është ndarë nga jeta, qëndrestarin, shembullin e  qëndresës, njeriun e mençur, shembull i virtyteve dhe cilësive.-tha Vesel Koçia

Koçia nuk la pa përmendur zhvillimet e  fundit dramatike te PDSH “Edhe pse sot PD është duke zhvilluar nje debat të brendshëm që i ka kalur caqet e një normaliteti, anëtaret e PD, do të vazhdojmë të gjithë bashkë, duke vleresuar arritjet e  së kaluares. Të shikojmë nga e ardhmja dhe jo nga e kaluara.”

“Ne duam një PD të fortë dhe jo lider të fortë .Dhe kjo do të arrihet me kryetarin Lulzim Basha.-përmendi Vesel Koçia në përvjetorin e 31-t të Degës së PD në Sarandë-tha Kocia. /SARANDANEWS.AL///

error: