Ëshrtë gjendur sot pa shenja jete ne oborrin e banese se saj në fshatin Cukë nje 84 vjecare
E moshuara e pajetë u gjet mëngjesin e sotëm në Cukë, bashkia Sarandë. Ajo është identifikuar si Stamato Milo 88 vjeç, banore e fshatit Cukë. Dyshohet se gruaja fatkeqe të mund të ketë ndërruar jetë pasditen e së martës pasi trupi i saj ishte i ngrirë dhe ka qëndruar natën jashtë.
Burime bëjnë me dije se 84 vjeçarja është gjetur sot nga infermierja e fshatit në kopshtin e shtëpisë.
88 vjeçarja, nënë e pesë fëmijëve jetonte e vetme në shtëpinë e saj pasi të gjithë fëmijët i ka në emigracion në Greqi. Menjëherë është njoftuar policia e cila shkoi në vendngjarje.
Grupi hetimor shkoi në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes./SARANDANEWS.AL///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI