Një ngjarje e rëndë është regjistruar ditën e sotme në Sarandë, ku një person është gjetur i varur. Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur në fshatin Vrrinë ku një 62-vjeçar dyshohet se është vetvarur në një shtyllë. Nga kqyrja paraprake, e viktimës nuk janë konstatuar shenja dhune. Grupi hetimor po kryen veprimet për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Njoftimi i policisë:
Sarandë/Informacion paraprak.Sot, rreth orës 14:50 , në fshatin Vrrine, është gjetur i vetvarur, në një shtyllë shtetasi K. G., 62 vjeç, banues në Sarandë. Nga kqyrja paraprake e trupit të viktimës nuk janë konstatuar shenja dhune. Grupi hetimor po kryen veprimet për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.///
ME SHUME LAJME
Policia e Sarandës, kontrolle në Ksamil për nivelin e zhurmave
Himarë. Policia Kufitare shpëton 5 pjesëtarët e një familjeje që rrizkonin të mbyteshin në det
Ksamil. Gjendet i pajetë në Gjirin e Ksamilit trupi i një peshkatari.