Gjyqtarja Miranda Andoni e Gjykatës se Apelit Gjirokastër ka lënë sot ne fuqi masën e sigurisë të vendosur me 4 qershor nga Gjykata e Sarandës për 6 te arrestuarit për tjetërsimin me dokumente fals te 10 mije m2 truall ne Sarandë. Mesohet se noteri Aleko Anagnosti dhe përfituesi Fredi Merkuri u lanë ne masën e sigurisë “Arrest ne burg” me afat 45 dite, ndërkohe ne “Arrest shtëpie” u lanë Pandi Zhonga, ish-drejtor i Urbanistikës ne Bashkinë Sarande, Rovena Alikaj ish-juriste pranë ASHK Sarande dhe përfituesit e tjerë Arhondia Caraj e Valter Llomi.
Ata do të vazhdojnë të qëndrojnë në masën e dhënë, Anagnosti dhe Merkuri do të dalin përsëri para gjykatës se Sarandës pas 3 javësh për rivlerësim te masës së sigurisë pasi u mbaron afati prej 45 ditësh i dhënë më 4 qershor.
Gjykata ka vendosur sekuestro preventive për tokën mbi 10 mijë metra katrorë ndodhur në afërsi të vijës bregdetare, Turizëm-Kanal i Çukës. Prokuroria bën të ditur se kjo pasuri është regjistruar në Agjencinë Shtetërore të Kadastrës Sarandë mbi bazën e dokumenteve të falsifikuara.
Gjatë hetimeve të kryera, prokuroria e Sarandës konstatoi se të gjithë këta persona kanë kryer bashkërisht tjetërsimin e pronësisë së tokës. Përfituesit e tokave përmes dokumenteve të falsifikuar në fillim ishin Fredi Merkuri, Valter Llomi dhe Argonida Canaj, të cilët janë vënë në pranga. Këta të tre tokën e kanë shitur dhe dy biznesmenët duke bashkëpunuar dhe me noterin. Por përmes falsifikimit është kryer dhe miratimi i lejes së ndërtimit nga bashkia e Sarandës./Shqiptarja//
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI