Juristi Eleron Gjoni falënderoi se fundi socialistet per zgjedhjen e tij si kryetar i ri i socialistëve në Bashkine e Sarandës.
“Në cilësinë e kryetarit të sapozgjedhur të Partisë Socialiste në Bashkinë Sarandë,falenderoj Kryetarin e Partisë Edi Rama,Kryesinë e saj,Komisionin e Posaçëm,Drejtuesin Politik të Qarkut ,Deputeten e zonës,për besimin që më dhanë për të drejtuar forcën tonë politike,në sfidat dhe betejat e rëndësishme poltike,që na presin.-thekson Gjoni.
Eleron Gjoni i ka konsideruar edhe garuesit e tjere per kete post si bashkepunetore te afert.

“Falenderim i veçantë për kolegët garues,duke i siguruar ata se do të jenë bashkëpuntorët e mi më të afërt,në rrugëtimin tonë politik të përbashkët. Falenderim dhe mirënjohje për anëtarët dhe simpatizantët e Partisë Socialiste,për mbështetjen pa kufi,gjatë këtij proçesi,duke i siguruar ata,se nga sot e tutje do të jemi të gjithë së bashku në përmbushjen e objektivave të së ardhmes.”/sarandanews.al///
ME SHUME LAJME
Sot 5 maji, Dita e Dëshmorëve
“Chase Travel”: Riviera Shqiptare, destinacioni më “hot” i verës 2026
Lumi Vjosa, rritet interesi për rafting gjatë sezonit pranveror