SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

Sarandë. Hetimet për ndërtimet pa leje, Lamallari: Mesazhi i qartë për çdo punonjës policie që shkel ligjin

Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari e cilësoi sot arrestimin e shefit të Policisë së Sarandës dhe një inspektori një mesazh të qartë për këdo tjetër që mendon që mund të përfitojë në kurriz të interesit kombëtar, interesit publik duke mbyllur sytë.

Në konferencën e sotme për shtyp duke iu përgjigjur interesit të gazetarëve lidhur me këtë çështje, Lamallari tha se “përgjegjësia është individuale dhe se shkelësit e ligjit llogaritë nuk i kanë vetëm me vendin e punës, por me drejtësinë”.

“Destinacione si Saranda janë kartolina turistike të vendit tonë që i përkasin ekonomisë shqiptare dhe të ardhurave të çdo shqiptari dhe kjo vlen jo vetëm për Sarandën”, tha Lamallari.

Ministri Lamallari vuri në dukje se “kjo vlen për çdo cep të bregdetit shqiptar, që është ndër gjërat më të shtrenjta dhe të shenjta që ne kemi, të cilën duhet ta mbrojmë me çdo kusht”.

E njëjta vëmendje, vijoi ministri, kërkohet nga të gjitha instancat përkatëse përfshirë në radhë të parë Policinë e Shtetit.

Sipas tij, Policia ka rolin dhe përgjegjësinë sipas ligjit për të garantuar një mjedis të sigurt dhe qetë të ushtrimit të detyrës nga çdo instancë tjetër.

“Kjo ishte ajo arsyeja sepse ne vijuam menjëherë me marrjen e masave dhe më pas çuarjen përpara drejtësisë dhe më vjen mirë që gjykata konfirmoi në fakt edhe hetimet paraprake nga Policia dhe Agjencia e Mbikëqyrjes Policore më pas konfirmuar dhe nga prokurori përkatës lidhur me masën e arrestit në shtëpi për dy punonjës policie dhe për dy në rol më të drejtpërdrejtë me masën arrest në burg”, tha Lamallari.

Ministri Lamallari u shpreh se “nuk mund të them që operacione të tilla dhe aksione të tilla do të vijojnë sepse nuk më takon mua, por pa dyshim nëse do të ketë raste të jeni të sigurt që reagimi do të jetë i pakompromis, i menjëhershëm”.

Shefi i Komisariatit të Policisë Sarandë dhe tre inspektorë po hetohen nën dyshimet për përfshirje në veprimtari korruptive, lidhur me lejimin e ndërtimit të beach bar-it “Copacabana” në Sarandë dhe objekteve të tjera pa leje.//(Klodi SRAÇINI)///

error: