Një sasi tritoli ka shpërthyer në murin rrethues të një banese në lagjen nr.1,ne Sarandë.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 04:45 të mëngjesit të sotëm.
Burimet thane se nga shpërthimi ka patur vetëm dëme të vogla materiale. Tritoli i është vënë objektit 3-katësh në pronësi të Lefter Lefterit alias Afez Kulla.
Njoftimi i policisë:
Më datë 05.12.2022 rreth orës 04:45, në lagjen nr.1, Sarandë, në murin rrethues të banesës së shtetasit L. L, ka shpërthyer një sasi e vogël lëndë plasëse. Si pasojë janë shkaktuar dëme të vogla materiale.
Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar forcat e Policisë dhe grupi hetimor, për të kryer veprimet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI