Eklea Omeri e Kelvin Kosta janë dy fituesit e kampionatit të Shahut që u zhvillua mes shkollave 9-vjeçare të Sarandës.
Lajmin e ka dhënë kryebashkiaku i Sarandës Adrian Gurma, në një postim në rrjetet sociale, bën me dije se surpriza e këtij kampionati ishte pjesëmarrja e shahisti 6 vjeçar nga Ukraina, Demion Kandidatoll.
“U zhvillua Kampionati i Shahut mes shkollave 9-vjeçare të Sarandës. Vendi i parë u nda mes dy shahistëve të mirënjohur Eklea Omeri e Kelvin Kosta. Për pjesëmarrësit u dhanë çertifikata pjesëmarrjeje dhe Medalje e Kupa për më të spikaturit.
Surpriza e kampionatit të sivjetëm ishte pjesëmarrja e shahisti 6 vjeçar nga Ukraina, Demion Kandidatoll”, shkruan Adrian Gurma.///
ME SHUME LAJME
𝐑𝐫𝐮𝐠𝐚 𝐉𝐚𝐧𝐢𝐧ë–𝐊𝐚𝐤𝐚𝐯𝐢𝐣ë, vijojnë punimet në disa fronte.
Akte dhune gjatë protestës, gjashtë të arrestuar në Tiranë
Shqipëria synon 15.5 milionë turistë në vitin 2027, rritet kontributi i turizmit në ekonomi