Keqtrajtimi i fëmijeve ne institucionin e Shtëpisë se Fëmijëve i ka çuar dy punonjës në procedim penal .
Ne nje komunikim me mediat Policia sqaroi: ” Në lidhje me rastin e transmetuar mbrëmjen e djeshme, në emisionin investigativ “Stop”, që bënte fjalë për një shtetas të mitur që ankohej se fëmijët e shtëpisë së fëmijëve “Vangjel Pula”, ishin keqtrajtuar nga stafi i këtij institucioni dhe nga një efektiv i Komisariatit të Policisë Sarandë, ju informojmë se: Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Sarandë, në prani të psikologes së Njësisë së Mbrojtjes së Fëmijëve, kanë intervistuar shtetasin e mitur që shfaqet në pamjet filmike, i cili ka deklaruar se pamjet janë filmuar rreth 1 vit më parë. Për këtë rast janë kryer të gjitha veprimet procedurale, për shoqërimin dhe intervistimin e palëve të përfshira.
Në vijim të këtyre veprimeve u referuan materialet në prokurori dhe nisi procedimi penal për shtetaset S. D., 58 vjeçe, me detyrë drejtoreshë e shtëpisë së fëmijës “Vangjel Pula” dhe R. B., 29 vjeçe, me detyrë psikologe në këtë institucion, për veprat “Shpërdorimi i detyrës” dhe “Keqtrajtimi i të miturit”. /sarandanews.al///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI