Ditën e hënë më datë 29 janar Këshilli Bashkiak zhvilloon mbledhjen e radhës duke analizuara punen e tij gjate vitit 2023 dhe duke marrë disas vendime.
Disa nga P/vendimet lidhen me “Për përdorimin e fondit të kushtëzuar për ndihmën ekonomike deri në 6 % për muajin Dhjetor 2023; “Mbi dhënien e ndihmës ekonomike nga të ardhurat e Bashkisë për muajin Dhjetor 2023; “Për miratimin e kritereve të dhënies së ndihmës ekonomike nga fondi i kushtëzuar për bllok-ndihmën si dhe nga fondet e buxhetit vendor për vitin 2024; “Për miratimin e listës së familjeve që do të përfitojnë nga programi për përmirësimin e banesave ekzistuese për komunitetet e varfëra dhe të pa favorizuara”; “Për shprehjen e dakortësisë për bashkëfinancimin e Bashkisë Sarandë në kuadër të aplikimit për projektin “përmirësimi i kushteve të banesave ekzistuese për komunitetet e varfëra dhe të pa favorizuara” dhe në “programin e strehimit social, subvencionimi i qirasë në tregun e lirë”etj,.
Me interes te veçantë pritete edhe miratimi i sistemit të pikëzimit për përzgjedhjen e përfituesve nga programi i strehimit social “përmirësimi i banesave ekzistuese për komunitetet e varfëra dhe të pa favorizuara”./sarandaNews.al///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI