Roland Bejko ka deklaruar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, se PD e vulës, me në krye Lulzim Basha, kanë shanse të fitojnë zgjedhjet parlamentare të vitit 2025, pasi sipas tij, 70% e shqiptarëve janë kundër Edi Ramës.
Pjesë nga biseda: Roland Bejko: Aleatë kemi të gjithë qytetarët shqiptarë dhe partitë që kanë të njëjtën frymë si ne.
Ylli Rakipi: Janë afruar parti?. Roland Bejko: Jemi në proces negocimi. Ylli Rakipi: Si mund t’i fitoni zgjedhjet e vitit 2025?
Roland Bejko: Shanse për zgjedhjet ka. Janë 70% e shqiptarëve, që nuk e duan këtë pushtet. Nëse do ti bindim, fitojmë. Nëse PD nuk merr një rezultat dyshifror, për mua është dështim.///
ME SHUME LAJME
9 Maji, Dita e Evropës
Zbardhet dinamika e vrasjes në Sarandë, shpallet në kërkim autori dhe pesë të tjerë
Kulturë. Përkthyesi Vangjel Zafirati boton në Greqi antologjinë me poezi bashkohore shqipe “VARGJET QË VRANË POETIN”