Reagim i Komisariati të Policisë Sarandë . Në lidhje me një video të publikuar në rrjetet sociale, ku shfaqej nje shtetas i cili kishte kanosur me mjet prerës, disa klientë, në një lokal, në qytetin e Sarandës, ju informojmë se: Nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë, menjëherë pas marrjes së njoftimit, për ngjarjen e ndodhur, janë kryer të gjitha veprimet hetimore dhe u bë shpallja në kërkim e shtetasit A. Ç., 48 vjeç, banues në Sarandë.
Ky shtetas, dyshohet se në ambientet e subjektit të tij, në lagjen nr.1, Sarandë, pas një konflikti për motive të dobëta, ka kanosur me mjet prerës (thikë), disa klientë. Vijon puna për kapjen e tij. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.///
ME SHUME LAJME
Zvërneci, Rama: Disa qeverisin për projektin e BE-së, të tjerët zgjedhin të protestojnë
Sarandë. Gjendet një armë zjarri në shëtitore pranë ‘Centralit’.
Pse 1 milion protestues nuk e rrëzuan Vuçiçin edhe pas 2 vjet protestash?