U kap në flagrancë duke transportuar lëndë drusore të prerë në mënyrë të paligjshme dhe tentoi të korruptonte punonjësit e Policisë, që të mos e shoqëronin në komisariat, vihet në pranga 34-vjeçari. Sekuestrohen lënda drusore dhe automjeti që shërbente për t’i transportuar.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Sarandë, në zbatim të planit të masave për parandalimin dhe goditjen e krimeve mjedisore, goditën një tjetër rast të prerjes së paligjshme të pyjeve. Si rezultat u bë arrestimi në flagrancë, për veprat penale “Prerja e paligjshme e pyjeve” dhe “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike” , i shtetasit R. Th., 34 vjeç, banues në Sarandë.
Ky shtetas u kap në flagrancë nga shërbimet e Policisë, në lagjen nr.4, Sarandë, duke transportuar me mjetin tip “Ford”, 6 m3 dru zjarri, pa dokumentacionin përkatës. Për të shmangur shoqërimin në komisariat, ky shtetas ka tentuar të korruptojë punonjësit e Policisë, duke iu ofruar 7 000 lekë. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Sarandë, për veprime të mëtejshme.///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI