– Kryebashkiaku Adrian Gurma gjatë një takim të zhvilluar sot me gazetarët e mediave në Sarandë, e vlerësoi të rëndësishëm misionin e tyre dhe premtoi se dyert e këtij institucioni do të jenë përherë të hapura për ata.

“Është shumë e rendësishme për mua si titullar i insitucionit t’u grantoj edhe si mik i gjithsecilit prej jush t’ju garantoj që dyert e këtij isntitucioni do të jenë të hapura për të gjithë ju.-theksoi Gurma.

Sipas tij, “Mediat janë partnerët tanë dhe unë dua t’ju falënderoj për të gjithë kontributij që keni dhënë jo vetëm për vititn 2021 po edhe për vitet e mëparshme për të gjithë anagazhimin tuaj professional dhe qytetar.”
Duke folur për marrëdhëniet media-Bashki, Gurma theksoi: “Me problematikat, kritikat dhe gjërat që keni vënë në dukje, na e keni berë detyrën më të lehtë, sepse, kemi parë që aty ku kemi bërë mirë duhet të ecim në rrugën e duhur dhe aty ku nuk kemi vënë dorë, apo, nuk kemi qenë aq ekspresivë sa duhej ; të përmirësojmë në vijim”.

Kreu i Bashkisë Adrian Gurma i falënderoi njerëzit e mediave dhe shprehu bindjen e tij se edhe në të ardhmen bashkëpunimi me gazetarët do të vazhdojë
“Ky bashkëpunim do të jetë edhe në vijim. Ju falënderoj nga zemra dhe ju konsuideroj të gjithëve miq dhe bashkëpunëtorët tanë. Jam shumë i nderuar që në këto ditë të veçanta të fundbvitit t’i ndajë me ju” përcolli mesazhin e tij kryebashkiaku i Sarandës, Adrian Gurma.
Takimet e kryebashkiakëve me njerëzit e mediave në ditët e fundvitit, janë kthyer tashmë në një traditë në Bashikinë e Sarandës //SARANDANEWS.AL///
ME SHUME LAJME
Sarandë. Referohen tre persona në polici: për falsifikim pronësie, shantazh dhe dhunim
TURIZËM – TTW: Nga plazhet e kristalta te historia, ndryshojnë preferencat e turistëve në Shqipëri
Sarandë. “Princess” cruises e kompanisë më të madhe Holland-Amerikan, paraprin 14 krociera të tjera gjatë vitit