Në rrugët e qytetit të Sarandës dhe Ksamilit janë vendosur biblioteka me libra, ku të rinjtë dhe lexues të çdo moshe mund të marrin një libër dhe ta këmbejnë me një libër të tyrin.
Ministrja e Financave dhe Ekonominë, Anila Denaj, ftoi pushuesit dhe vizitorët e ndryshëm, që të bëjnë një ndalesë pranë bibliotekave të lira në shëtitoret e qytetit të Sarandës dhe Ksamilit.

“Nëse Saranda dhe Ksamili janë destinacionet tuaja këtë verë, bëni një ndalesë pranë bibliotekave të lira në shëtitore, ku mes rafteve mund të gjeni edhe librin tuaj të preferuar”, tha Denaj.
Si funksionon “Biblitoteka në Natyrë”?
Të rinjtë ose lexuesit e çdo moshe nëse shikojnë një libër që dëshirojnë ta lexojnë mund të marrin. Pasi mbarojnë së lexuari librin ta kthejnë përsëri dhe nëse mendojnë që kanë një libër që duhet ta lexojnë edhe të tjerët, ta ndajnë atë. Në fund pasi ta lexojnë librin të shkruajnë një mesazh për lexuesin pasardhës. //ata////
ME SHUME LAJME
𝐑𝐫𝐮𝐠𝐚 𝐉𝐚𝐧𝐢𝐧ë–𝐊𝐚𝐤𝐚𝐯𝐢𝐣ë, vijojnë punimet në disa fronte.
Akte dhune gjatë protestës, gjashtë të arrestuar në Tiranë
Shqipëria synon 15.5 milionë turistë në vitin 2027, rritet kontributi i turizmit në ekonomi