Nga Ana SAJMOLI
Një ngjarje kulturore e tjetërllojshme pritet zhvillohet në ditët e fundit të majit në Sarandë.
Ajo ka lidhje mirëfilli me një çështje të veçantë të qarkullimit të vlerave të letërsisë nga një gjuhë në tjetrën, me fokus, përcjelljen e disa prurjeve poetike e letrare përgjithësisht nga autorë që jetojnë e krijojnë në Sarandë, po edhe të tjerë, përkthyes shqiptarë të arrirë që sjellin vlera botërore në gjuhën shqipe.
Protagonist i këtij zhvillimi është Klubi i Poetëve të Jugut, Saranda (Albania).
Rajoni jugperëndimor i vendit me epiqendër Sarandën, është një pol atraktiv përpos prurjeve letrare, në gjuhën shqipe dhe atë grekje të pakicave etnike, porse, ka shënuar edhe arritje në lëmin e përkthimeve. Këtu mund të permendim autorë si Andrea Zarballa, Thoma Sterjopullo,( përkthyesi në greqisht i romanit të Kadaresë “Spiritus” dhe i Antologjisë së këngëve popullore shqiptare në greqisht-e para e këtij lloji); po edhe autorë si Vangjel Zafirati e Dashamir Malo, përkatësisht me një Antologji të prozës së shkurtër greke (vëllimi : “Lule e vjedhur” ) dhe shqipërimet e dy poetëve bashkohorë grekë.
Mësohet se zhvillimi i konceptuar si një “Mbëmje Letrare – Arti i Përkthimit“, organizohet në mjediset e Hotel “REAL” në mbrëmjen e 28 majit (ORA 19.00) .
Përkthyesja e mirënjohur Merita Paparisto, vjen enkas nga Kandaja për “Klubin e Poetëve të Jugut“, duke folur mbi përvojat e saj, krahas poetëve e përkthyesve mikpritës: Vangjel Zafirati e Dashamir Malo.
Veprimtaria ka tërhequr vëmendjen e krijuesve dhe lexuesve tradicionalë në këtë rajon. /SARANDANEWS.AL///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI