Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali u takua sot me Kryetarin e Parlamentit të Greqisë, Nikitas M. Kaklamanis.
Gjatë qëndrimit në Janinë, në kuadrin e Konferencës së 19-të të kryetarëve të parlamenteve të Iniciativës Adriatiko-Joniane, Elisa Spiropali, zhvilloi një takim bilateral me Kryetarin e Parlamentit të Greqisë, Nikitas M. Kaklamanis.
Spiropali vlerësoi marrëdhëniet miqësore mes dy vendeve dhe popujve tanë, mbështetjen e Greqisë për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian, shqiptarët në Greqi dhe minoritetin grek në Shqipëri si ura miqësie, dhe forcimin e bashkëpunimit parlamentar si nxitës i marrëdhënieve dypalëshe.
Spiropali e falenderoi Kryetarin Kaklamanis për drejtimin me sukses të Presidencës greke të Iniciativës Adriatiko-Joniane dhe nënvizoi kontributin e Kuvendit të Shqipërisë në këtë nismë të rëndësishme rajonale, strategjike për paqen, bashkëpunimin dhe integrimin europian.///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI