Nga Panajot BOLI
Ishte një befasi hapja e një ekspozite një ditë më parë në Sarandë ne shetitoren “Naim Frashëri” buzë detit. Pesë shkollat e bashkisë së Sarandës prezantuan talentet e reja.


Një puhizë nga deti….dhe nxënësit derdhen gjithë ngjyrat e Jonit në peizazhe të mrekullueshme. Apo riciklime interesante dhe mjaft të bukura qe i mahniten edhe turistët e huaj qe kërkonin me ngulm t’i blinin.

Saranda ka një potencial të fuqishëm talentesh në të gjitha fushat. Ishte puhiza e projektit “Nxënësit pikturojnë mjedisin, risjellin artizanatin, riciklojnë dhe dashurojnë trashegiminë” e inicuar nga AJMMI dhe mbeshtetura nga PNUD qe largoi pak “hirin”për të parë talentet qe “fshihen” nëpër shkolla.
Ndaj themi sa të rendesishme janë projektet, nismat e këtij lloji, puna e vazhdueshme në shkolla me talentet.
Gjithshka ishte mbresëlënëse..


Juria e vlerësimit nuk e pati të veshtirë të dallojë disa karakteristika specifike të shkollave si “9 tetori” dhe “Adem Sheme” të spikatin në pikturë dhe fotografi, shkolla e Çukës të talentuar në riciklime me mjaft fantazi, shkolla e Gjashtës dhe Ksamilit në punime artizanati nga nxënës duartë.
Një episod: Një nënë e një nxënëse nga Gjashta u ankua te Juria pse nuk mori çmim vajza e saj. Një nga anëtarët e Jurisë ju përgjigj: “Ne nuk arriten t’a shikojmë, se, një turist i huaj e mori me këmbëngulje se i pelqeu shumë. Pra, mori më shumë se çmimi i parë.”

Projekti tregon se kur punohet dhe inkurajohen talentet e reja, ata SHPERTHEJNË ,siç shperthyen dje .


Ajo qe vlerëson stafi i AJMMI-it është bashkëpunimi mjaft i frytshëm, përkushtimi, preokupimi, serioziteti i stafeve pedagogjike te ketyre shkollave duke filluar nga drejtoresha e ZA Sarandë, Majlinda Vaso . Organizimi nga ana e AJMMI-it të shkojnë të pikturojnë dhe të ricikloj në natyrë, konkretisht vajtja në Butrint. me nxënës me prirje nga të pesë shkollat, nën kujdesin e një eksperteje në pikturë e skulpturë, ishte një risi dhe mjaft efikase.

Vlen të përmendet serioziteti në kryerjen e këtij aktiviteti, të drejtuesve të këtyre shkollave. Manushaqe Mero, Resmi Sali, në Sarandë Violeta Shehu në Çukë, Halit Allkushi në Gjashtë dhe Besnik Abedini në Ksamil.

Saranda ka talente . Këtë vertetoi edhe ky projekt. Por kjo duhet të këtë vazhdimësi dhe duhen gjetur forma e menyra të ndryshme.
Duhet punuar me ta me pasion e përkushtim.


Sepse ata, shperthejnë si shperthyen këtë të premte me detin e ngjyrave dhe vlerave artsitike në zemren e shetirores ku veç nxënësve dhe banrëve të Sarandës frekuentues ishin jo pak turistë të huaj që zgjedhin Sarandën këto ditp maji . Dhe kemi nevojë për shpërthimine talenteve nëpër shkolla.//sarandaNews.al///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI