Një lajm i trishtë ka ardhur në këtë të shtunë vjen nga Saranda. Bëhet me dije se ka ndërruar jetë gazetari Artur Zheji.
Burime nga spitali i Sarandës bënë të ditur se Zheji është dërguar me urgjencë në repartin e emergjencës, por ka mbërritur pa shenja jete.
Shkaku i ndarjes së tij nga jeta dyshohet të ketë qenë një arrest kardiak. Policia gjatë një njoftimi të fundit për mediat vuri ne dukje se ” Sot, rreth orës 16:10, në afërsi të rrugës “Butrinti”, shtetasi Artur Zheji., 63 vjeç, banues në Tiranë, dyshohet se ka shfaqur probleme shëndetësore gjatë qëndrimit në një restorant dhe gjatë transportit drejt spitalit me autoambulancë, ka ndërruar jetë. Vijon puna për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit.
SarandaNews.al i bashkohet dhimbjes së familjes së kolegut Artur Zheji në mbarë vendin, duke i shprehur ngushëllimet më të ndjera familjesë Zheji! (Lajm paraprak)./sarandaNews.al///
ME SHUME LAJME
𝐑𝐫𝐮𝐠𝐚 𝐉𝐚𝐧𝐢𝐧ë–𝐊𝐚𝐤𝐚𝐯𝐢𝐣ë, vijojnë punimet në disa fronte.
Akte dhune gjatë protestës, gjashtë të arrestuar në Tiranë
Shqipëria synon 15.5 milionë turistë në vitin 2027, rritet kontributi i turizmit në ekonomi