Anëtarët e PD-së pe Bashkine Sarande kanë zgjedhur kreun e ri, duke ja besuar këtë post për 4 vitet e ardhshme, inxhinieres Manjolla Nikollo (Cikuli).
Nikollo u zgjodh me 451 vota.
Në garë sikurse dihet kanë qenë edhe tre kandidatë të tjerë. Votat janë shpërndarë si më poshtë:
Elvis Kuçi mori 24 vota‘; Manjola Nikollo: 451 vota‘ , Brigels Dervishi : 60 vota, Robert Haxhi: 67
Mesohet se të pavlefshme kane dolë 12 fletë votimi.
Njoftimi i PD:
Komisioni i Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale të Partisë Demokratike njofton që është mbyllur procesi zgjedhor për zgjedhjen e PD Sarandë.
Pas numërimit të fletëve të votimit, Kryetare e PD Sarandë u shpall znj. Manjola Kastriot Nikollo me 73% të votave.
SARANDANEWS.AL i uron suksese znj. Manjola Nikollo (Cikuli) ne postin e Kryetares se Deges se PD per Saranden dhe te gjithe garuesve ne angazhimin e tyre ne politike.///SARANDANEWS.AL///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI