Në mbrëmjen e 5 marsit, Ditës së zisë Kombëtare, Bashkia e Sarandës organizoi një marrshim homazh në kujtim të jetëve të humbura në tragjedinë hekurudhore në Greqi.

Me këtë rast dhjetra qytetarë dhe punonjës të Bashkisë bënë homazhe dhe ndezën qirinj për jetët e humbura në tragjedinë e Tempit pranë Larisas ku humbën jetë 57 të rinj, mes tyre edhe shqiptarë.

Mes autoriteteve që bënë homzhe ishte kryetari i Bashkisë Adrian Gurma, deputeti Niko Kuri, etj,.
Ishte i pranishëm dhe bëri homazhe edhe konsulli i Përgjithshëm i Konsullatës Greke në Gjirokstër, Dimitrios Sacharidis.

Treni Intercity 62 i pasagjerëve i linjës Athinë-Selanik që po kalonte pranë stacionit të Larisas pak para orës 23:00 të së martës, me 341 pasagjerë dhe një ekuipazh prej 13 anëtarësh, u përfshi në një përplasje kokë më kokë me një tren mallrash që udhëtonte në drejtim të kundërt, duke bërë që tre vagonët e parë të dilnin nga shinat dhe të përfshiheshin nga flakët.


Në këtë tragjedi humbën jetën 57 të rinj, kryesisht studentë, mes tyre edhe 6 bashkëkombas shqiptarë./sarandaNews.al///
ME SHUME LAJME
Shoqëruan gazetaren në Komisariat, Unioni i Gazetarëve reagon ashpër dhe paralajmëron Skënder Hitën: Përsërite dhe na gjen të gjithëve në protestë
Përkeqësohen kushtet e motit, ndalohet lundrimi në Vlorë dhe Sarandë
MEMORIE. 105-vjetori i themelimit të shkollës së parë teknike në Shqipëri