Nga Pirro NAÇI
Ore, ç’presin këta në Sarandë?… Akoma?…Kemi zgjedhje apo jo? …
Mir mo mir, Presidenti i dekretoi 5 muaj më parë, kemi akoma edhe dy deri në Maj… Dhe mirë bëri. Por, pse u “nxitua” kaq shumë? Këta e kanë me nge, me sondazhe e me takime partiake…deri sa të vijnë zgjedhjet…
Vendimi ka shumë mesazhe …por nuk e di se si i “lexojnë” ato… Një kohë e mjaftueshme për të treguar përkushtim, bashkëpunim, pjekuri politike dhe në fund të fundit respekt ndaj qytetarëve… E patë gjëkundi këtë respekt?…
Me afatet “janë në rregull” këta… ‘’Jemi brenda kufijve’’…’’ kemi akoma kohë’’… Kështu thonë për kandidatin nga e majta. Se të djathtët me vulë dhe pa vulë i kanë dy deri tani ! Nuk e di se ‘’ç’llogari’’ bën Partia Socialiste në Sarandë apo ç’farë synojnë kandidatët që mund të shprehin dëshirën në momontet e ‘’fundit’’, por për një gjë jam i sigurtë. Këto nuk janë politika dhe praktika serioze e konkurruese që kanë në qendër të vëmendjes qytetarin dhe standartet më të mira demokratike./
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI