Mungesa e dy mbikalimeve në fshatrat Gjashtë dhe Metoq të Bashkisë Sarandë, po rrezikon seriozishst jetën e banorëve.
I ngritur edhe më parë para zyrtarëbe bashkiakë si një problem me rrezik jete për banorët, mungesa e kësaj infrastrukture rrugore qarkullimi, u fokusua edhe sot në dëgjesën publike të Fondit Shqiptar të Zhvillimit .
Këshilltarja Dafina Allkushi u shpreh e shqetësuar sesi mungesa e mbikalimeve në fshatin Gjashtë dhe Metoq, nuk po merr zgjidhje por po zvarritet.

Sipas kryebashkiakut Adrian Gurma, më parë aksi rrugor që kalon në të dy fshatrat për të përfunduar në Sarandë, ishte në iventarin e dikastereve në Tiranë por tani këto akse i kanë kaluar në pronësi bashksië dhe po shikohen me pritet edhe dy mbikalimet e mësipërme.
Aktualisht, fshati Metoq ndahet në dy pjesë nga aksi nacional rrugor Gjirokastër-Gajdar -Sarandë në një kryqëzim të rrezikshëm për kalimtarët dhe banorët , ndërsa fshati Gjashtë rrezikohet nga mungesa e një mbikalimi në zonën ekonomike dhe ne stacionin autobuzsve urbanë./sarandanews.al//
ME SHUME LAJME
𝐑𝐫𝐮𝐠𝐚 𝐉𝐚𝐧𝐢𝐧ë–𝐊𝐚𝐤𝐚𝐯𝐢𝐣ë, vijojnë punimet në disa fronte.
Akte dhune gjatë protestës, gjashtë të arrestuar në Tiranë
Shqipëria synon 15.5 milionë turistë në vitin 2027, rritet kontributi i turizmit në ekonomi