4 Kandidatet e Partise Demokratike në primare për bashinë e Sarandes dolën përpara antarësisë me projektin e tyre për drejtimin e kësaj bashkie. Ata janë nankieri Ardit Cikuli , biznesmeni Armando Magllara , avokati iIlir Nikolla dhe avokati Spiro Vaso.

Kryetaria e PD për Sarandën Manjola Nikollo duke folur në këtë prezantim vuri theksin tek vlerat e konkurrimit që ka kjo forcë politike, duke u dhënë mundesinë disa kandidaturave të përfshihen në garë për drejtimi e bashkisë .

Gjatë prezantimit të tyre të katër kandidatët vunë në dukje rëndësinë e ndryshimit të pushtetit lokal pasi sipas tyre, drejtuesit aktualë të bashkisë Sarandë ose janë në ndjekje penale ose janë të përfshirë në korrupsion me përmasa gjigande.
Primaret në Sarandë u cilësuan mjaft pozitive per demokracine dhe lirinë e pjesëmarrjes në garë, edhe nga deputetia Ina Zhupa e pranishme në takim.
Sipas saj, tashmë jemi para një faktit kur PD ka përballë votuesit vlerat më të mira të saj .Në këtë prezantim në Sarandë mungonte kandidati Robert Haxhi i cili ka shprehur kandidaturën e tij por që nuk ishte i pranishëm në takim.

Ndërkohë, nga Partia Socialiste nuk ka asnjë reagim se kush do të jetë kandidati për bashkinë e Sarandës Mësohet se kryetari aktual Adrian Gurma mund të jetë një nga kandidatët e mundshëm në zgjedhjet lokale të 14 majit por që ende nuk ka asnjë njoftim zyrtar nga kjo forcë politike./sarandanews.al///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI